Ben Manaj: Ajo që po bën Rama mbetet heroike. Më vonë “copëtojeni”, por sot ai bën gjënë e duhur!
Ben Manaj (Londër)
Une shpesh ne shkrimet e mi te botuara ne median shqiptare nder vite, por edhe ketu ne Facebook, e kam kritikuar kur e kam menduar se kam pas te drejte ne gjykimin tim, ashtu sic e kam vleresuar Ramen per ato qe ka bere!
Por dua te them sinqerisht se ne rastin e epidemise i heq kapelen! Nuk eshte perfekt dhe mund te jete edhe me efektiv, por i tille argumentueshem eshte edhe Boris Johnson psh, por Rama, per opinionin tim modest, po vepron me pergjegjshmeri, dhe duhet mbeshtetur, sepse shqiptaret do mbeshtesin veten e tyre, ne fund te fundit!
Kjo qe po ndodh eshte tej politikes se rendomte dhe te zakonshme! Kjo eshte e jashtezakonshme!
Rama dhe qeveria e tij do pershendetur dhe degjuar! Per hir te mbijeteses kolektive faljani edhe ndonje element te arrogances dhe mungeses se qetesise! Nuk eshte e lehte te jesh kryeminister ne kohe “kolerash”! Edhe ai njeri eshte! Ne stresohemi si te mbrojme nje familje e ai ka mbi koke nje vend te tere si gjithe homologet e tij!
Shqiperia duhet te jete krenare dhe shqiptaret ne shumicen dermuese krenar per reagimin ndaj epidemise!
Kur te mbaroj flama, bejni cope-cope ose ngrijini monument per gjithshka ka ndodh keto muajt e fundit, termet e corna!
Nuk pres te jeni te gjithe dakort me mua! (marrë nga profili i tij në facebook)
KOHA JONË SONDAZH

