Berisha: Ka një projekt ‘Rama-Vuçiç’ kundër shqiptarëve në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ndërkohë që kryeministri Edi Rama flet për zero probleme me fqinjët, problemet janë të mëdha.

Berisha përmendi çështjen e Preshevës dhe të Kumanovës. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe, qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe Edi Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti, mes këtyre dy zyrtarëve më të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuçiç, ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva në historinë e saj. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare, me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit, dhe jo vetëm të Ballkanit. Në dhunim të ligjeve dhe konventave, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të Preshevësë, me vasalë të tij, që marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, që është angazhuar për jetë a vdekje në mbrojtje të aferave të tij skandaloze”,- tha Berisha.

Ish-kryeministri foli për lidhje të shërbimeve sekrete ruse kundër shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat albanofobike kanë dënuar me 750 vjet burg shqiptarët e Kumanovës, në një proces të stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse. Me ngjarjen e Kumanovës, albanofobët kishin për qëllim të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dënimin me forcë të albanofobëve, që kanë inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë jetë dhe vazhdon me dënimin me qindra vite burg. Ne kemi një qeveri që ka shpallur 0 problem me fqinjët, por ka 0 interes kombëtar. Kjo qeveri ka për qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm me çdo gjë të klikës në pushtet,” tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?