Besnik Mustafaj: PD duhet të publikojë edhe dosjet e tjera
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e televizionit News24, ka komentuar situatën aktuale në vend, pas shpërthimit të skandaleve të njëpasnjëshme, si rasti Tahiri, apo përgjimet e ndaj Vangjush Dakos, i cili pretendohet se ka blerë zgjedhjet në Durrës me anë të gupeve kriminale.
Sipas ish-ministrit të Jashtëm, opozita po e bënë mirë punën e vet në lidhje me mbajtjen në qendër të vëmendjes së skandaleve në qeveri duke i dhënë rëndësinë e duhur, por sipas tij, ajo nuk duhet të interferojë me Prokurorinë.
Po ashtu, Mustafaj bëri me dije, se opozita ka një sërë çështjesh të reja që duhet t’i bëjë publike dhe të vërë në dijeni organet kompetente por dhe publikun.
Në vijim ai e këshilloi opozitën që të mos e përfshijë të gjithë policinë në akuzë, pasi besimi i publikut ndaj policisë është në nivelet më të ulëta, e kësisoj ndikon keq. Sipas tij nuk është e gjithë policia e inkriminuar.
KOHA JONË SONDAZH

