FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Rama nxit dhunë që të zgjasë agoninë e tij

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i ftuar në ”A2 News Cnn”, u shpreh se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Tashmë për të gjithë shqiptarët është e qartë që nuk ka zgjedhje. I vetmi person që kërkon dhunë është Edi Rama, pasi vetëm kështu zgjat agoninë e tij në politik”, tha Braimllari.

Më tej, ai theksoi se Edi Rama do të jetë përgjegjës jo vetëm për një proces zgjedhor farsë por edhe nëse do të ketë dhunë në 30 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Institucioni që vendos për zgjedhjet në Shqipëri është Presidenti i Republikës dhe ai e ka marrë vendimin e tij. Personi që do të mbajë përgjegjësi për 30 qershorin, jo vetëm për të krijuar një proces farsë, por edhe nëse do të ketë konflikt do të jetë Edi Rama”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?