Dashamir Shehi flet për akuzat e Ramës: Rakia nuk është e ndalur me ligj si droga. Pyeteni kryeministrin pse më krahason me Ballukun

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi komenton etiketimet e Edi Ramës si kandidat i listës së Tiranës për deputet. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Shehi dha arsyetimin e  vet dhe përse Rama e krahasoi dhe i vendosi foton bri ministres së Infrastrukturës dhe kandidates së PS në Tiranë Belinda Ballukut. Më poshtë deklarata e plotë e Shehit në emisionin “Dekalog”.

“Meqënëse ska ku godet ky, çfarë ka? Ka gjetur një defekt të jetës sime. E kam. Unë e kam filluar jetën në tunelet e Fierzës ,18 vjeç. Kur dilshim nga kantieri shkonim te klubi. Nuk e kam për turp. Kam patur gjithë jetën shokë, miq. Këta nuk kanë shokë e miq. Unë pi raki por rakia dhe whiskey nuk janë të ndaluara me ligj. E ndaluar është droga. Mua më ka vënë me Belinda Ballukun. A e dini pse më kanë vendosur me atë në fotografi? Rama pyet aty me kë fiton Tirana? Ka gjetur një fotografi timen në klub siç gjetën me këtë zotin Rama. A e mbani mend me brekë pa brekë? Ne nuk vendosim atë se nuk është e rregullt. Më kanë vënë mua me këtë zonjën Balluku. Po u them qytetarëve të Tiranës. Jam unë Dashamir Shehi me karrierën 30-vjeçare dhe është edhe kjo është mbesa e Beqir Ballukut. Zoti Rama ka vendosur të na krahasojë. Mua, me karrieren dhe jetën dhe kësaj është zonjë bukuroshe. Është aq e sukseshme, saqë qytetarët të gërmojnë te suksesi i zonjës Balluku. Se nga vjen suksesi dhe se sa e zonja është”,- tha Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?