Dekonspirimi i operacioneve, Xhafaj kallëzim penal për rastin e 3 ish-dretuesve të policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar sot në Prokurori një kallëzim penal për dekonspirim të informacionit, në lidhje me arrestimin e disa ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Veprimi i ministrit vjen pas dështimit të arrestimit të tyre nga ana e policisë, pasi nuk janë gjetur në banesë.

Materiali mësohet se është dorëzuar në Prokurori përmes postës, në të cilin kërkohet nisja e hetimeve nëse ka rrjedhje të informacionit nga persona që ishin në dijeni të urdhër-arrestit ndaj ish-zyrtarëve, të cilët akuzohen se kanë lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, në emisionin “360 gradë”, në Ora News, paralajmëroi këtë lëvizje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, paralelisht me këto zhvillime, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ish-zyrtarët po mbrohen nga Kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?