Deputeti i LSI: Kujt dreqin i duhen këta njerëz?

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar për rritjen e taksave për produktet bazike në vend. Në një postim në Facebook, Spahiu thotë se gjithë politikat fiskale të qeverisë po dëmtojnë qytetarë me të ardhura të pakta dhe bizneset e mesme dhe të vogla.

Do të heqin akcizën për pijet energjike… Do taksojnë më shumë prodhimin e birrës në vend… Fati i prodhimit të miellit vëndas dihet se konkurrohet keq nga ai i importuar nga Serbia… Frutikultura ka marë fund me kohë…Turizmi ekzistues do konkurrohet nga ai me 5 yje…

TVSH e bukës, sheqerit e kripës nuk e ulin… Taksën e banesës së parë, që të merr një pension në vit, nuk e heqin… Po kujt dreqin i duhen këta njerëz?????”,- shkruan Spahiu në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?