FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD: Nuk keni parë gjë akoma. Ka skandale edhe më të rënda

I ftuar në studion e lajmeve në “Fox News”, deputeti i Partisë Demokratike, Flamuar Noka, ka komentuar akutualitetin politik të ditëve të fundit, si dhe ka komentuar aksionin e dështuar të policisë për kapjen e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë të cilët akuzohen për trafikim kanabisi.

Sipas Nokës, Xhafa dhe Çako janë dekonspiruesit kryesorë të aksionit policor.

“Nuk mundet askush veç kupolës që të dekonspirojnë aksione veç Haki Çakos dhe Fatmir Xhafajt. Këtu qeveria ka funksionuar si kupolë e mafias. Çështja është që këta ruajnë secrete, mbrojnë njëri-tjetrit, pasi janë të përfshirë të gjithë”, është shprehur Flamuar Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputeti ka deklaruar se në një të ardhme të afërt priten skandale të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë shpejt do të ketë publikim skandalesh të reja. Një peshk është Tahiri, por një tjetër është dhe Dako dhe te tjerë do të ketë. Qeveria po rezulton se ka funksionuar si mafie dhe e ka humbur legjitimitetin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?