Dhuna e policisë ndaj opozitës, Agron Duka: Provokim i rëndë, ndërkombëtarët të reagojnë

Ditën e sotme, policia e shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare Fryma e Re Demokratike. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina. Kreu i FRD ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Për këtë ngjarje të paprecedentë kanë reaguar dhe drejtuesit e opozitës.

Kreu i PAA, Agron Duka shprehet se ky është një akt arbitrar. “Një akt arbitrar që tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama, për sa kohë FRD ishte në koalicion me PS-në, nuk ua prekte zyrat, tani që ka kaluar në opozitë i ushtrojnë presion duke i larguar nga zyrat. Ky është një provokim që synon përkeqësimin e klimës zgjedhore, një sulm politik për të shmangur vëmendjen nga dështimi katastrofik i Edi Ramës nëpërmjet goditjeve të tilla. Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoi mbi këtë sulm politik, i cili është në vijmësi të përpjekjeve të Edi Ramës për të kompromentuar zgjedhjet e 25 prillit, sikurse e kam denoncuar në rastin e Shijakut, ku krimi dhe përfaqësues të Rilindjes vijojnë simbiozën e tyre në kurriz të zgjedhjeve të lira”,- tha Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?