FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e Çlirimit, Kryemadhi: Diferencën e bën vullneti, jo numrat (VIDEO)

LSI-ja ka zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, u shpreh se motivimi i sotëm është që ëndrrat e atij brezi të çohen më tej nga brezat e rinj.

Ajo shtoi se fitorja e ushtrisë modeste nacionalçlirimtare shqiptare përballë njërës prej ushtrive më moderne të kohës tregoi se nuk janë armët dhe nuk është numri që bën fitoren, por është vullneti, dëshira, përkushtimi, zemra.

“29 nëntori është ditë e shënuar, dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi. Pavarësisht se ushtria jonë ishte një ushtri modeste në armaturë dhe në numër, por kjo gjë tregoi dhe njëherë se nuk janë armët dhe nuk është numri që bën fitoren, po vullneti, dëshira, përkushtimi dhe zemra për të fituar beteja që kanë të bëjnë me gjëra të rëndësishme siç është liria e një populli. Dhe historia e vjetër e botës, por dhe historia jonë e re tregon dhe njëherë, mjafton të kesh dëshirë dhe përkushtim në zemër për të arritur atë që do. Motivimi ynë mbetet që ëndrrat e tyre ti çojnë më tej brezat e rinj”, tha Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1452020521577352/?q=monika%20kryemadhi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?