Ditmir Bushati: Jemi më afër BE, por me më pak media të lira

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria ndodhet poshtë Bosnjës dhe Kosovës në raportin për lirinë e medias.

Në një postim në Twitter, Bushati publikon renditjen e Shqipërisë e cila ndodhet në krah të Serbisë.

“Çfarë koincidencë e keqe! Vendet që janë më të avancuara në integrimin në BE kanë më pak liri të mediave”,-  shkruan Bushati në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Indeksi universal i lirisë së medias e rendit Shqipërinë në vendin e 84. Kosova ndodhet në vend të 70 dhe Bosnja në vend të 58.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?