Edi Rama për deklaratën e Bashës:“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish!”
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha pas padisë që kreu i qeverisë ka nisur ndaj gazetës gjermane BILD. Kreu i qeverisë nuk thotë se se ku do të gjejë paratë për të paguar avokatin më të shtrenjtë në Gjermani, por premton se do publikojë faturat.
“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.
Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht?” – shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

