Endri Fuga ka një mesazh për opozitën
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, zakonisht nuk preferon të përfshihet në komente dhe debate. Por zhvillimet e fundit në Kuvend kanë bërë që “durimi” i këshilltarit të kreut të qeverisë të marrë fund.
Fuga i cilëson të turpshme fjalimet e opozitës kundër vendit në Parlament. “E turpshme gara e opozitareve çdo te enjte ne foltoren e Parlamentit se kush e shan me shume Shqiperine. Debati eshte i nevojshem, por shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqiperine dhe as opoziten. Kjo strategji tregon PAPERGJEGJSHMERI ndaj shqiptareve dhe Shqiperise”, shkruan Fuga në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

