FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatmir Mediu: Ky s’është shtet, por një grup banditësh

Ditën e sotme, policia e shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare Fryma e Re Demokratike. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina. Kreu i FRD ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Për këtë ngjarje të paprecedentë kanë reaguar dhe drejtuesit e opozitës. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se ngjarja e sotme tregon se nuk kemi shtet, por bandë.

“Ky s’është shtet, por një grup banditësh që veprojnë në Shërbim të Edi Ramës. Largimi nga zyrat i një partite politike, kushdo qofte ajo, në fushate është akt kriminal që tregon se Rama nuk do ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve prandaj shqiptarët duhet të bashkohen me një front me çdo qëndër votimi për t’i përballur me manipulatorët dhe regjimin e Edi Ramës”,– tha Fatmir Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?