FOTO LAJM/ Rama fjalim anti-BE dhe anti-opozitë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për çeljen e negociatave. Në një fjalim të gjatë, Rama tha se qeveria e tij ka bërë reformat më të mëdha në histori, por janë vendet e BE që kanë problemet e tyre të brendshme dhe nuk duan të hapin dritën jeshile.

Teksa dha këtë argument, kryeministri nuk harroi të sulmonte partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI. Sipas tij, qëndrimet e kësaj opozite i kanë prishur punë rrugës së integrimit në BE. Ndërkohë që Rama nuk foli për asnjë nga kushtet dhe ankesat e vendeve të BE. Kushte që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe krizën e rëndë politike.

Teksa mbante një fjalimin kundër BE dhe opozitë, kreu i qeverisë u shfaq jo pak i shqetësuar në Kuvend. Fotot më poshtë tregojnë momentet më pikante të kreut të qeverisë, në fjalimin e tij anti-BE dhe anti-opozitë. Të gjithë të tjerët e kanë fajin, por qeveria e tij jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?