FOTO/ Topalli feston ditëlindjen, ja surpriza që i është bërë

Në ditën e saj të lindjes, një grup të rinjsh shkodranë kanë surprizuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ata kanë organizuar paraditen e sotme një festë surprizë për ish-deputeten shkodrane, ku qershia mbi tortë ishte mesazhi i urimit për zonjën Topalli.

“Edhe 100 vite të tjera kontribut për Atdhe”, shkruhej në mesazhin mbi tortën që të rinjtë shkodranë i dedikuan Topallit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festa kaloi me biseda dhe batuta mes zonjës Topalli dhe të rinjve, që ishin një buçetë tjetër e gëzuar në ditëlindjen e politikanes shkodrane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?