FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari: Një ish-ministër ka 2 milionë euro pasuri dhe 5 shtëpia

Gazetari Ilir Yzeiri u shpreh në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë.

Yzeiri shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente. “Një ish-ministër Finance zotëron 5 apartamente dhe 2 milionë euro pasuri. Si i bëri këto ky? Ky duhet hetuar”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për ministër bëhet fjalë.

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?