Ilir Kulla: Ambasadori amerikan jo serioz në deklarata
Duke folur në studion e lajmeve në SYRI.net analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka hedhur dyshime dhe akuza të forta ndaj ambasadori të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
Për Kullën, deklarata e ambasadorit se në Janar të 2018 duhet të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj nuk është serioze.
Sipas Kullës as vetë ambasadori Donald Lu nuk është serioz.
‘Z. Ambasador dy vite më përpara kur mbaruan zgjedhjet lokale, i përshëndeti zgjedhjet dhe disa prej emrave që ai thotë se janë me të kaluar kriminale. Duhet të jemi seriozë në punë tonë’, tha Kulla.

‘Unë nuk mund të pres të bëhen arrestime të hënën, të martë, të enjten, apo edhe të dielën. Unë pres nga institucionet shqiptare dhe jo nga trupi diplomatik në Tiranë.
Unë nuk mund të besoj se këta përfaqësues i morën vesh këto gjëra që kanë ndodhur në vendin tonë, ditën që kanë dalë në media’, tha Ilir Kulla. (Express)
KOHA JONË SONDAZH

