Ilir Meta: Urime kampionit të Europës, Briken Calja!
Aktualitet Politikë E Shtunë, 20 Shkurt 2021 22:20
Nga Ilir Meta-
Peshëngritja shqiptare shënoi sot një ngjarje historike, që më ka gëzuar së tepërmi, thyerjen e dy rekordeve kombëtare, nga Kampioni ynë dhe i Europës, Briken Calja, i cili ka arritur të ngrejë 158 kg në shkëputje dhe 195 kg në shtytje, rezultate të larta për ne dhe që për peshën e tij janë njëherazi edhe rekorde europiane.
Duke ndarë kënaqësinë e madhe për këto arritje të jashtëzakonshme personale dhe të peshëngritjes shqiptare në përgjithësi, i uroj kampionit dhe krenarisë tonë, Briken Calja, suksese të mëtejshme në nivel kombëtar dhe në garat e rëndësishme ndërkombëtare, ku pritet të marrë pjesë.
Sportistë të kalibrit të Brikenit na lumturojnë dhe na nderojnë të gjithëve. Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorët tanë më të mirë, që përfaqësojnë denjësisht flamurin dhe kombin tonë në botë.
KOHA JONË SONDAZH

