FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Imami: Brenda pak javësh depozitojmë projekt-statutin e ri të PD, Basha të riformësojë imazhin

Ish-deputeti i demokrat, Arben Imami, vijon me kritikat e tij ndaj kryesisë së PD. Sipas tij, Partia Demokratike ka nevojë për një statut të ri.

I ftuar në “ABC News”, Imami tha se për disa javë do të paraqesin në kryesi dhe tek kryetari një projek-statut. Sipas tij, kjo forcë politike ndodhet në këtë gjendje, për shkak të kreut të saj, Lulzim Basha.

“Basha është shkaktari kryesor i gjendjes së PD. Pas zgjedhjeve, një grup i madh anëtarësh kërkuan largimin e Bashës, por ai me një procces krejtësisht ilegjitim vendosi të ishte prapë kryetar i partisë. Nëse Basha nuk e riformëson imazhin e PD-së, e vetmja gjë që na mbetet është të paraqesim një projekt-statut që të ketë garanci për këdo që merr pjesë në procces”, tha Imami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?