Incident tek Reforma, Rama: Deputetët e PS ikën si ushtarë pas Ruçit, po dhe disa të huaj u ngritën si ushtarë
LSI-ja ka mbetur e zhgënjyer sot nga mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, nga sjellja e dy bashkëkryetarëve të këtij komisioni dhe më tej akoma, nga ajo e disa përfaqësuesve të huaj që kanë nxituar ta mbyllin mbledhjen pa i lënë LSI-së mundënë të shprehet.
Deputeti i LSI, Luan Rama deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra se nuk e kuptoi nxitimin e Kryetarit Gramoz Ruçi për ta mbyllur mbledhjen sapo mbaruan fjalën PS dhe PD.
“Nuk kuptova në asnjë mënyrë pse Kryetari i Kuvendit nuk lejoi askënd të shprehte vullnetin. Mirë përfaqësuesit e PS-së që u ngritën si ushtarë dhe ikën pas kryetarit, por edhe disa përfaqësues të huaj u ngritën si ushtarë. Le ta quajmë këtë si incident. Dua t’u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Reformës zgjedhore të kuptojnë domosdshmërinë e saj.”- tha Luan Rama.
Ai tha se Gramoz Ruci nuk e lejoi të fliste dhe se u nxitua të mbyllë mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.
“Kur dëgjova fjalën e Rucit në fillim mu kujtua bindja se ai është aty për një klimë ndryshe për punën e konsensusit të komisionit. Por ajo çfarë unë nuk kuptova ishte nxitimi i tij për të mbyllur mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve. Unë theksova në mbledhje se LSI është aty për të realizuar nja reformë zgjedhore për të kaluar caqet partiake.
Dhe për të realizuar këto duhet vullnet politik. Nuk e kuptova se pse kreu i Kuvendit nuk lejoi anëtarët e tjerë të flasin. Më bëri përshtypje se dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës ikën mbrapa si ushtarë të Rucit. Unë isha në komision për të qenë bashkëpunues dhe mbrojtës të votës. Ambasadori i OSBE të që mos rrijë si ushtar i Rucit, por duhet të reagojë”- tha Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

