Ish-deputeti i PS: Sot FRESSH kontrollohet nga pasardhësit e Bllokut

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, në 29-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH) ka kërkuar nga drejtuesit aktual të PS që të mos tallen me historinë. Ish-themeluesi i FRESSH shprehet se Partia Socialiste e sotme nuk ka asnjë lidhje me idealet eurosocialiste. Dedja shton se FRESSH që dikur hoqi dogmat e marksizmit përpara se një akt të tilla të bënte PS, sot kontrollohet nga pasardhësit e Bllokut.

“Ju që nuk keni asnjë lidhje me FRESSH, Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar, mos na hapni barkun sot me histori idealesh dhe urimesh. FRESSH është një kujtim i bukur i të kaluarës. FRESSH guxoi dhe hoqi marksizmin nga programi përpara se ta bënte partia-mëmë, ndërsa sot fantazma e PSSH, Rilindja Mavi kontrollohet nga pasardhësit e Bllokut famëkeq dhe bijtë e maksistëve dogmatikë të PSSH. Si ish-anetar dhe ish-deputet i FRESSH përulem me respekt para themeluesve të Janarit 1992!”,- shkruan Taulant Dedja në një reagim në Facebook.

Dedja ka publikuar dhe një fotot me një pjesë të anëtarëve dhe drejtuesve të FRESSH në vitin 1992.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?