Katër të vrarë në dy orë, Salianji: Tregojnë degradimin e rendit dhe sigurisë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji, reagon pas ngjarjeve të rënda kriminale që tronditën këtë pasdite Lezhën dhe Durrësin, por edhe mbarë opinionin publik, ku në dy orë u ekzekutuan katër persona.

Salianji shkruan në “Facebook” se këto vrasje tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, duke shtuar se “keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët”.

Mesazhi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?