FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet një familje në Vlorë me koronavirus

Konfirmohen rastet e para me Covid-19 në Vlorë. Një familje me 4 anëtarë, gjyshja 77-vjeçare, babai 69 vjeç, mamaja 50 vjeç dhe djali 24-vjeçar sipas asaj që raporton TCH janë konfirmuar me Covid-19.

Shqetësimet në këtë familje kanë filluar më datë 11 mars dhe deri më sot nuk kanë pasur probleme serioze. Pasi kanë bërë tamponin ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë nisur drejt Tiranës.

Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar 1 javë është nisur drejt Gjermanisë. Ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte me këtë familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?