Konsullja e Indonezisë në Shqipëri jep detaje për shqiptarët me koronavirus që po trajtohen në Xhakartë

Irma Kapllani, Konsulle e Nderit të Republikës së Indonezisë Shqipëri ka dhënë detaje mbi qytetarët shqiptarë që janë në kurim në Indonezi.
Ditën e sotme në spitalin “Gatot Subrata Army hospital” në Xhakarta ka ndërruar jetë Rruzhdi Ishmi, 85 vjeç, i cili ishte në kurim prej dy javësh për koronavirus. Kosntullata njofton se në këtë spital është në kurim dhe bashkëshortja e tij Marieta Ishami, 70 vjeç, si dhe dhëndri i tyre me shtetësi zviceriane.
Vajza e çiftit shqiptar Denada Ishmi ka rezultuar negative në testin e koronavirusit. Konsullata njofton se është në kontakt me konsullin e Shqipërisë në Indonezi për procedurat e që do të ndiqen për personin që ka ndërruar jetë dhe të tjerët që janë në kurim. “Sot më datë 20/ 03 / 2020 ndërroi jetë 85 vjeçari z.Rruzhdi Ishmi. Konsullata ngushellon familjen e te ndjerit dhe uron sherim te shpejte per zonjen Marieta dhe dhëndrin e tyre. Konsullata është në lidhje të vazhdueshme me konsullin e Shqipërisë në indonezi z. Fabian Buddy Pascoal. Informacioni tashme zyrtar i është përcjelle Ambasades së Shqipërisë në Pekin nga Ministria e Punëve të Jashtme Indoneziane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?