FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krahasoi spitalet në Shqipëri me Gjermaninë, Vasili: Rama ka nevojë për një Psikiatër Veterinar!!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga spitali i Vlorës se kushtet në spitalet e vendit janë të njëjta me ato që kanë qytetarët e BE në Gjermani, Francë dhe Itali.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se pas një krahasimi të tillë kreut të qeverisë i duhet bërë një analizë për shëndetin mendor. Duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë, i cili pasi vlerësoi shëndetësinë sulmoi LSI dhe PD, Vasili thotë se Edi Rama duhet vizituar nga një mjek kafshësh.

“Rama ka nevoje për një Psikiatër Veterinar!! Prapë ky idiot thotë kemi spitalet si në Gjermani, Angli dhe Francë. Ky ka nevojë urgjente për trajtim nga Psikiatria Veterinare.(Psikiatria e Kafshëve). Kolegë veterinerë bëni diçka, mjekësia humane duket qarte që ka dështuar me ketë të marrë”,- shprehet Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/rama-flet-per-akuzat-e-opozites-spitalet-per-covid-i-kemi-njesoj-si-ne-gjermani-france-itali/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?