Kryemadhi: Këshilli i Prokurorisë nuk u mblodh qëllimisht për t’ja lënë prokurorin Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komenton situatën politike në vend, pas zhvillimeve të ditëve të fundit, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të lartë të policisë. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Kryemadhi foli për dekonspirimin e urdhrave të policisë ndaj ish-zyrtarëve, të cilët dyshohet se janë të implikuar në trafikun e drogës së bandës së Habilajve.

Kryemadhi tha se zhvillimet e ditëve të fundit në vend, krijojnë një situatë të vështirë për qytetarët shqiptarë. Ajo tha se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë.

“Për shqiptarët kjo është një situatë e vështirë, do të thoja një fatkeqësi e madhe. Qytetarët dua bukë, shkolla, siguri, të ardhura, dhe nuk i intereson kjo situata politike. Roli i opozitës është i rëndësishëm në këtë fazë. Sa më e fortë të jetë opozita, aq më i vështirë është që krimi i organizuar të kapë institucionet e shtetit. Besoj se tashmë kemi filluar të rakordohemi. Kjo e vështirë, pasi edhe vetë situata që ka jeta politike shqiptare, përmban shumë faktorë”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi deklaroi se vonesa në zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm u bë qëllimisht. “A e dini pse nuk është mbledhur Këshilli i Prokurorisë? Sepse nuk ka kandidatë nga shoqëria civile! Kush është shoqëria civile, Fondaconi Soros që bëri reformën. Si ka mundësi që shoqëria civile nuk ka asnjë kandidat për Këshillin. Kjo është e qëllimshme”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/studioehapur/videos/1113928002074712/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?