Kryemadhi: Ministri Xhafa nuk e ka mbështetjen e Ramës për të luftuar krimin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH, se gjatë takimit me Komisionerin Hahn I ka kërkuar ndër të tjera më shumë mbështetje për ambasadoren e delegacionit të BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
“I kërkova komisionerit Hahn një suport për ambasadoren Vlahutin, e cila edhe pse ka bërë një punë shumë të mirë dhe mundohet, sigurisht që ajo herë pas here gjendet përballë një presioni apo përballë një posesiviteti të qeverisë shqiptare. Ne jemi mësuar që Rama gjithmonë kërkon që të flitet vetëm mirë, siç ishte edhe raporti I OSBE-së, ku nuk ka ndejtur pa futur duart qeveria shqiptare, edhe pse përplasjet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, siç ka qenë rasti I shitblerjes së votës”,- u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së nuk ka shumë besim se efektet e reformës në drejtësi do të duken në fillimin e vitit të ardhshëm me arrestimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. “U bënë vite që dëgjojmë për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Le të arrestojmë edhe peshqit e vegjël. Po nuk po shohim as peshq të mëdhenj e as të vegjël. Gjithë drejtorët e policisë, të cilët janë të përfshirë në përgjimet e grupit Habilaj kanë ikur jashtë shtetit, ca janë në Australi, ca janë në Gjermani, ca janë në Afrikë të Jugut. Edhe të duan sot t’i kapin nuk dinë t’i gjejnë sepse janë me pasaporta fallco, me identitete të ndryshme”, – tha Kryemadhi në RTSH.
LSI, së shpejti dosje për rastin e radarëve
Kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi beson tek vullneti i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të luftuar krimin e organizuar, por thotë se ai nuk gëzon mbështetjen e nevojshme. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, Kryemadhi hodhi dyshime se ekspertët e FBI-së, që mbërritën pak ditë më parë në vendin tonë, mund të përfaqësojnë kompani lobiste. “FBI besoj se punon brenda mureve të ambasadës së SHBA, jo brenda mureve të Ministrisë së Brendshme. Unë nuk besoj shumë te ajo, se sa do të besoja tek vullneti I z. Xhafa për të bërë diçka të vërtetë dhe për të realizuar një vetting të vërtet brenda policisë dhe një luftë të vërtetë kundër bandave dhe krimit të organizuar. Por do ta ketë shumë të vështirë se nuk ka mbështetjen e kryeministrit. Nuk mund të bëj dot revolucion në policinë e shtetit pa largimin e Haki Çakos, drejtorit të policisë, i cili është një nga njerëzit më të implikuar”, – tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit Shqipëria nga një kontribuese e stabilitetit rajonal është kthyer sot në kërcënuese të stabilitetit rajonal. Ajo tha se opozita po përgatit një dosje sa I përket rastit të mosfunksioimit të radarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilën do ta depozitojë në Kuvend. “Rasti I radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes është shumë flagrant dhe për mua është një situatë që kërkon një hetim të domosdoshëm sepse radarët e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë thjesht të Ministrisë së Mbrotjes. Tashmë Shqipëria anëtare e NATO-s dhe janë radarë të cilët cënojnë sigurinë e NATO-s. Për çështjen e radarëve po përgatisim një dosje, po rakordohemi edhe me PD-në për të qenë në unison përsa I përket të gjitha iniciativave tonë ligjore”, – u shpreh Kryemadhi në emisionin Përballë.
Si i përgjigjet Kryemadhi Metës, kur ai I thotë të moderohet?
Është e rrallë që një President të ndajë jetën me kryetaren e një partie të opozitës. Në 23 vitet e lidhjes së tyre, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po e provojnë edhe këtë situatë. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi I tha gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në RTSH se ndër këshillat që I jep Ilir Meta është që të jetë më pak agresive. “Moderhu pak, më thotë”- u shpreh Kryemadhi, duke zbuluar edhe përgjigjen e saj. “Unë I them që nuk mund mund të moderohem kurrë më krimin e organizuar”- tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

