FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri nuk tregoi të vërtetën e darkës në Dubai

Kryeministri Rama gënjeu për darkën e ministrave në restorantin e Nusretit në Dubai.

Kryeministri tha se darka ishte organisuar nga mikpritësit e Elmaar Group dhe se ishte postuar në Instagram nga vetë lokali, ndërkohë që ata që i kishin ftuar nuk ishin në darkë asnjeri prej tyre. Pra sipas Ramës, ftuesi arab iu ka paguar darkën pa qenë vetë në tavolinë!

Video u filmua nga vetë lokali për të nderuar atë tavolinë që ishin të ftuar nga pala pritëse, pra udhëtimi nuk ishte për pushime, por ishte një udhëtim pune” u shpreh Rama. Por kryeministri harron se pak minuta pasi video doli në rrjetet sociale, restoranti i Nusretit e fshiu postimin, ku personazhet kryesore ishin qeveritarët shqiptarë dhe askush nga pala mikpritëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë video ishte komprementuese sa shkaktoi tërmet në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?