Lefter Maliqi, Idajet Beqirit: Palaço, bën lojën e Ramës dhe na bën moral

Deputeti Lefter Maliqi ka patur një debat të ashpër me kryetarin Partisë uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri lidhur me votimet e 30 qershorit dhe me shërbimin që Beqiri i bëri dje Ramës dhe pushtetit të tij në Kolegj Zgjedhor.

“Palaço, bën lojën e Ramës dhe na bën moral”, iu drejtua Maliqi, Beqirit.

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Maliqi është shprehur i bindur se më 30 qershor nuka zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati në studio:

Swiss Digital Mobile Reklama

Idajet Beqiri: Je shpifës.

Maliqi: O kriminel, të coi Lali Eri, ca partie ke ti, ke qenë në burg.

Beqiri: Unë kam luftuar për Kosovën. E di pse ulërin ti.

Maliqi: Bandat e krimit kanë kapur pushtetin.

Beqiri: Më datë 1 korrik vdes ti.

Maliqi: Po mos vdes ti ore se ke qenë në burg.

Beqiri: Ti nuk të lë të flasësh.

Maliqi: Të njëjtat shantazhe që bën Rama bëjnë edhe këta. Rri ore do fitonke ti bashkinë.

Beqiri: Unë se di ku e marrin guximin të thonë do të bëhet nami. Shqiptarët të jenë të qetë, sepse Shqipëria është e shtetit të fuqishëm, është vend i NATO se situatën këtu e ke marrë BE dhe NATO.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?