Leksione për pakicat nga një shtet që nuk ka ligje për minoritetet
Një nga arsyet e tensioneve mes Greqisë dhe Shqipërisë është gjithmonë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Në gjithë sherret mes qeverive, Greqia vë kush respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe gjithmonë ankohet në BE dhe SHBA se Shqipëria diskriminon qytetarët grek në Shqipëri. Ndërkohë Shqipëria ka nënshkruar gjithë konventat ndërkombëtare të mbrojtjen e minoriteteve. Ka lejuar ngritjen e dy bashkive Finiq dhe Dropull ku njihet zyrtarisht gjuha greke. Financon nga buxheti i saj mbajtjen në funksion të shkollave, si dhe jep investime me tepër se në zonat e tjera për të mos krijuar pakënaqësi me këtë komunitet. Sigurisht që mund të ketë probleme, por në Shqipëri nuk ka as ligje dhe as frymë ekstremiste që t’i kërcënojë minoritetet. Prania e minoritarëve në çdo segment të shtetit dhe shoqërisë është një fakt që dëshmon qëndrimin e Shqipërisë, jo vetëm nga minoritetit grek, por gjithë minoriteteve në Shqipëri.
Por çfarë ndodhë në Greqi në lidhje me minoritetet. Një raport i një grupi organizatash të pavarura ndërkombëtare në vitin 2018 “Minority Rights”, pjesë e së cilave janë dhe organizata greke tregon se ndërsa Athina kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare në Shqipëri, vet as që pranon se ekzistojnë minoritete në territorin e saj.
Rasporti thekson se Greqia nuk mban qëllimisht asnjë të dhënë për numrin e minoritarëve që ka në territorin e saj, si dhe nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme për të drejtat e tyre.
Minority Rights thotë se edhe pse nuk ka shifra të sakta minoritet në Greqi përfshijnë afërsisht: vlleh 200 000, Arvanitas 95 000, maqedonas etnik 100,000–200,000, romë 265,000, turq 90,000, hebrej 5,000.
Censusi i fundit në Greqi është zhvilluar në vitin 2011. Sipas të dhënave që përmend raporti, numri i qytetarëve të huaj (jo minoritarë) që jetonin në territorin e Greqisë në këtë vit është: Shqiptarë 480,851, bullgarë 7`5,917, rumunë, 46,524, pakistanez 34,178, gjeorgjian 27,407, ukrainas 17,008 etj.,
Në raportet ndërkombëtare, në rastin e Greqisë gjejnë pasqyrim me shpesh problemet e pakicës Turke, kjo për shkak të tensioneve mes dy vendeve dhe ngritjes së kësaj çështje nga Ankaraja.
Një çfarë thotë një pjesë e raportit:
“Greqia vazhdon të mos ketë një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për promovimin e diversitetit dhe kulturave të pakicave, dhe as nuk ofron subvencione të konsiderueshme për shoqatat e pakicave. … Gëzimi i disa të drejtave kushtetuese mund të ndryshojë varësisht nga përkatësia etnike, feja dhe gjuha. Që nga 2018, Greqia ka nënshkruar, por ende nuk ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKMK)…
Një çështje e rëndësishme për turqit etnikë dhe shoqatat e tjera të pakicave është se ata nuk kanë mund të regjistrohen zyrtarisht. Këto raste godasin në zemër të drejtën për vetë-identifikim të pjesëtarëve të minoriteteve në Greqi. Maqedonasit etnikë nuk kanë statusin e pakicës. Identiteti kolektiv i mohohet minoritetit turk, të cilët llogariten vetëm si pjesë e një pakicë më të madhe myslimane. Në fakt, autoritetet greke kanë mbyllur disa shoqata, të cilat mbanin emërtimin ‘turq’.
Në korrik 2018, pavarësisht rastit të parë të fituar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kërkesa e një komuniteti minoritar u refuzua përsëri nga një gjykatë e apelit grek. Kjo ishte pavarësisht një ligji të miratuar kohët e fundit nga parlamenti grek”….
KOHA JONË SONDAZH

