FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama komentuar zhvillimet e sotme në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Në një reagim në Facebook, ai thotë se ambasadori i OSBE u shfaq sot si ushtar i Kreut të Kuvendit.

“Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore! Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!

Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!  Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk””,- shkruan Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk u dëgjuan qëndrimet e LSI për ndryshimet në ligjin elektoral. Pas fjalimit të përfaqësuesve të mazhorancës  deputetët e PS dhe ambasadori i OSBE u larguan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?