FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Rama si ”pronar” i Dibrës, foli për gratë dhe ”harroi” varfërinë

Pas mbledhjes së qeverisë në Dibër, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në një postim në Twitter, Manjani shkruan se pasi Kryeministri e mbushi me hashash, sot Dibrën e mbushi me ”broçkulla prej fodulli”.

Duke komentuar premtimet e qeverisë që nga rruga e Arbërit, ish-ministri me ironi shton se Rama foli për puset dhe gratë por ”harroi” të fliste për varfërinë që ka mbërthyer këtë qark.

”E mbushi Dibrën (për herë të parë) me hashash tani e mbush me broçkulla prej fodulli! Flet si pronar i Dibrës e Matit. Flet për rrugët në letër, për gratë dhe e puset, por jo për varfërinë e tejskajshme! Turpi e faqja e zezë e këtij njeriu s’ka sahat që i mat!”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?