Mbledhja e 2 qeverive, Shqipëri-Kosovë do të nënshkruajnë 12 marrëveshje
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen për dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor, në mbledhjen e katërt, që do të mbahet në Korçë dhe Vlorë.
Në Korçë, të martën më datë 28 nëntor do të nënshkruhen 12 marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat e kabineteve ‘Rama’ dhe ‘Haradinaj’, do të firmosin një memorandum bashkëpunimi mes ministrive të mjedisit, për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën dhe një protokoll teknik mes dy ministrive të bujqësisë për njohjen bilaterale të çertifikatave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve.
Gjithashtu do të firmoset një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme, në kuadër të integrimit europian.
Në Vlorë, dy qeveritë, do të marrin pjesë edhe në festimet e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë./TCH/
KOHA JONË SONDAZH

