Mehmetaj: Qeveria e narkoshtetit nuk ka asnjë plan për arsimin

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ku është shprehur se LSI me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, në alternativën e saj për arsimin, ka gati një hartë të shkollave prioritare që kërkojnë ndërhyrje, rikonstruksion apo të ngrihen nga e para.

Më poshtë statusi i plotë i Mehmetaj;

Dimri ende nuk ka ardhur me gjithë egërsinë e tij, megjithatë shkollat në Shqipëri kanë filluar të ndjejnë të ftohtin dhe errësirën. Më shumë se gjysmat e institucioneve arsimore në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e mësimit. Dritat dhe ngrohja konsiderohen luks, pasi një pjesë e madhe e godinave ku zhvillohet mësim nuk kanë dyer e dritare dhe muret janë duke rënë nga lagështia dhe mungesa e investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht situatës së rënduar, qeveria e narkoshtetit nuk ka asnjë plan/strategji zhvillimore për të ndihmuar këtë sektor kyç për shoqërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe këtë vit buxheti dedikuar arsimit është qesharak, i ndërtuar pa vizion dhe pa prioritete. Qeveria është e pazonja të flasë për investime konkrete. I vetmi bilanc që mund të bëjë është sasia e drogës që shpërndahet nëpër oborret e shkollave.

Kjo qeveri nuk ka kohë të qeverisë vendin! “Kumbari” kryeministër dhe kabineti i tij të ardhur në pushtet nga paratë e drogës e kanë harruar punën pasi u duhet të menaxhojnë skandalet që çdo ditë po u plasin në dorë.

Shqipëria tani ka nevojë për njerëz që punojnë. LSI me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, në alternativën e saj për arsimin, ka gati një hartë të shkollave prioritare që kërkojnë ndërhyrje, rikonstruksion apo të ngrihen nga e para.

Një lutje kam për Ramën, Tahirin dhe të tjerët si ta…
Ndërkohë që organet ligjzbatuese bëjnë detyrën për tju vënë përpara drejtësisë, bëni sevap ca nga ato milionat e eurove që keni fituar nga droga për të ndërtuar ndonjë shkollë të re. Kështu, ndoshta ndihmoni pak edhe veten, duke pastruar disi shpirtin nga gjithë dëmet që i keni bërë shqiptarëve.

❗️1 muaj 5 milionësh (euro) i Tahirit është baraz me 5 shkolla të reja!
❗️Imagjinoni 1 muaj të kryeministrit Rama…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?