FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mentor Kikia një pyetje për Ardi Veliun

Nga Mentor Kikia-
Një pyetje publike për Ardi Veliun!
Shikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
E para, mbrëmë në Tiranë: Policia, me makinat ujëhedhëse, me skafandra, mburoja, shkopinj gome, tymuese e gaz lotsjellës, edhe pasi i kanë larguar protestuesit nga institucionet, i ndjekin edhe nëpër bulevard.
E dyta, sot në Shkodër: Një grup minorenësh, edhe fëmijë madje kishte, tërësisht të pashqetësuar, të lirë në vullnetin e tyre shkatërrues, u argëtuan duke thyer, shkatërruar e më pas duke i vënë zjarrin mobiljeve dhe sendeve të tjera që ishin brenda në selinë e PS-së. Plot një orë zgjati shkatërrimi. Asnjë polic nuk u pa. Erdhën vonë, kur ishte bërë prushi për të pjekur misra.
Në shpjego pak publikisht: Në cilin rast policia ka shkelur ligjin. Nuk mund të jenë të dyja në rregull apo jo?
Në foto: Policia në Tiranë duke hedh gazlotsjellës
Në foto: Në Shkodër ku policia nuk duket gjëkundi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?