FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: 25 prilli nuk është betejë partish, por moment historik për shtetin

Presidenti Ilir Meta shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një betejë mes kryetarëve të partive, por një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar.

“Zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk i shikoj si një betejë mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, por si një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar. Ne duhet  të kemi një rivendosje të demokracisë, te balancës, të shtetit të së drejtës dhe të funksionimit të institucioneve, nëpërmjet rivendosjes së sistemit demokratik. Të hysh në një garë zgjedhore të tillë, do të thotë të hysh në një lojë te pandershme. Të nënvlerësosh faktorin kryesor që është faktori i brendshëm, është e pandershme. Nëse ti ikën nga Parlamenti dhe nëse ti ke një arsye të drejt, e ke të vështirë që ta kesh përkrahjen ndërkombëtare. Ti duhet të ishe futur në zgjedhjet lokale, ti kishe fituar ato.  Në këtë mënyrë tregoje që ai Parlament ishte FAKE. Shqiptarët të vendosin në 25 prill”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?