FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Meta/Gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda nuk e mundi Pinoçeti, por e mori Covid-19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të humbjes së jetës të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur kilian Luis Sepulveda, për shkak të Covid-19.

Meta shkruan se Covid-19 fatkeqësisht “theu” edhe shkrimtarin që frymëzoi popullin e tij në mbrojtje të demokracisë e kundër diktaturës të Pinocetit.

Postimi i Ilir Metës:

Beteja me COVID-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pathyeshëm nga diktatura, burgjet dhe internimet e grushtit të shtetit kundër demokracisë nga diktatori Pinoçet, ky shkrimtar dhe publicist kurajoz frymëzoi popullin e tij me qëndresën heroike dhe kurajon intelektuale për rivendosjen e demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autor i shumë veprave të njohura si “Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte”, “Bota në fund të botës” apo “Trëndafilat e Atacama”, Luis Sepúlveda do të mbahet mend edhe për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?