Meta: Qëllimi Ramës është të vrasë besimin te populli  dhe te demokracia

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se zgjedhjet e 25 prillit kanë rëndësi për integrimin e vendit dhe interesat kombëtare. “Rama është pjesë e këtij komploti ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Unë e kam bërë të qartë që jemi në një betejë me një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë. Askush në botë nuk del dot  kundër një populli! Markosi e pushtoi dhe e dhunoi popullin e vetë, por kur populli doli në shesh Markosit ju dha fund…!”,- tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi se “qëllimi Ramës është të vrasë besimin te populli  dhe te demokracia. Presidenti është i pari, që do japi jetën për demokracinë dhe votën e lirë. Në këtë vend ka vajtur aty ku nuk mban më”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?