FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Integrimi i Shqipërisë në BE, interes i përbashkët strategjik

Ministri i Punëve të Jashtëme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, ndodhet sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Szijjártó u takua me ministrin në Detyrë, Gent Cakaj ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryediplomati hungarez u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE është interes i përbashkët strategjik i dy vendeve. Në konferencën e përbashkët me Cakaj, ministri Szijjártó deklaroi se Hungaria mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave.

“Integrimi i Shqipërisë në BE, interes i përbashkët strategjik. Hungaria e vendosur për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”,- deklaroi Péter Szijjártó.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?