FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafaj: Më shqetëson 1 korriku, jo 30 qershori

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar mëngjesin e sotëm në ”Dita Jonë”, tha se më shumë sesa 30 qershori, e shqetëson më shumë 1 korriku.

”Eksperienca 20-vjeçare në politikë më çon në këtë pikë. Unë besoj se Rama do të vazhdojë të shprehet triumfalisht se unë i fitova zgjedhjet, Rama do t’i acarojë më shumë tensionet e njerëzve. Në terren praktik, Rama në fushatë nuk flet asgjë se çfarë zotimesh merre qeveria në lidhje me pushtetin vendor. Kemi të njëjtën slogan që kishin para 1990: Të gjithë në votime”, u shpreh Mustafaj.

Mustafaj është bërë pjesë e nismës më të re “Edhe unë”, të cilës i është bashkuar edhe Besnik Mustafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë jam bashkuar në mënyrë virtuale, se nuk është se janë bërë mbledhje. Askush nuk mund të thotë aty se nuk po bën politikë duke refuzuar të mos shkojë në zgjedhje. Unë nuk e mohoj që jam pjesë e PD, por unë jam një njeri që jam përpjekur të respektoj bindjet e mia. Për mua, në këtë situatë, e tha apo jo Bujar Kapexhiu, Robert Budina apo unë, rreziku më 30 qershor për përplasje do të jenë. Përplasjet duhet të evidentohen nga qeveria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?