FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nard Ndoka replikon me PS: O komunista…

Deputeti Nard Ndoka ka reaguar pas akuzave të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike se ka lobuar në SHBA, me para që u fshihet burimi i financimi. Në një koment në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ndoka thotë se PS po i kundërpërgjigjet me akuza, denoncimeve të bëra çdo ditë nga opozita për “ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës”.

POSTIMI I PLOTE
“Komunistët vazhdojnë me të njëjtin sllogan: “Sulmit t’i përgjigjemi me sulm”!
Basha e Opozita po i akuzon çdo ditë ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës!

Balla, me porosi të kryetarit, akuzon Bashën se ka firmosur marrëveshje me kompaninë amerikane për zgjedhjet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita – sulm grupeve kriminale e drogës!
Rilindja – sulm Opozitës dhe SHBA-ve!
O komunista, përgjigjuni;
pastaj sulmoni!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?