Në shesh me studentët dhe Presidentin!

Nga Dr. Myzafer Elezi

Siç dihet tashmë, 8 dhjetori është festë kombëtare. Është dita e Rinisë!
29 vjet më parë rinia studentore u ngrit si uragan për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri.

Studentët ia dolën të bëjnë histori. Vepra e tyre është memorizuar si pjesa më lavdishme e historisë së kombit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderit të atij dhjetori, zotit Azem Hajdari iu pre jeta në mes nga përbindëshit neokomunistë të veshur me uniformën e policisë. Komunizmi të vret. Ai s’ka mëshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

29 vite më pas, bijtë e etërve të rrëzuar po tentojnë të rikthejnë sistemin monopartiak në vend “me hirë ose me pahir”.
Kanë kthyer parlamentin në institucion jo demokratik, ku me arrogancë dhe me forcën e kartonit (të fituar me shantazh, mashtrime, kërcënime, vota dhe mandate të blera me para të pista etj.), miratohen ligje në kundërshtim me normat kushtetuese dhe interesat e qytetarëve.

Çfatë ndodhi me pushtetin lokal?

Zaptuan karriget e 100 % të “Kryetarëve të Komitetit”, ose e thënë ndryshe, të kryebashkiakëve. Po kështu, edhe 100 % të këshillave bashkiakë.

Për ta opozita është “fronti i së keqes”.

Kanë kapur institucionet më pikante të sistemit të drejtësisë, KED dhe KEP, dy prej institucioneve që kurrsesi nuk duhet të jenë të politizuara.

Mania për të uzupuar gjithçka u është kthyer në kapriço. Gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë nuk do të funksionojnë nëse nuk do të kapen nga dovranët e partisë.

Dhe, duke qenë se po afrohet 8 dhjetori, qytetarët i kthejnë sytë nga rinia, nga studentët. Ajo mund dhe duhet të përsërisë uraganin e atij dhjetori të ftohtë të vitit ’90.

Presidenti aktual zoti Meta, ish-student i atij dhjetori historik, ka thirrur qytetarët një protestë paqësore më 8 dhjetor në “Qytetin Studenti”.

Të bashkohemi, jo vetëm për të festuar rrëzimin e diktaturës komuniste dhe fitoren e pluralizmit politik në vend, por për të reflektuar ndaj kapjes së shtetit nga mafja shtetërore.

Është obligim për çdo qytetar, i cili nuk do rikthimin e diktaturës, të dal në shesh së bashku me studentët dhe Presidentin e Republikës.

Protesta dhe vota janë armët tona për të luftuar kundër rikthimit të diktaturës, për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutën. Së bashku do ta mundim mafjen në pushtet të kamufluar me nofkën “Rilindje”.

Unë do të jem në shesh.
Eja edhe ti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?