Nishani: Kushtetuta zbatohet, nuk ka alternativë tjetër! Demokracia s’mund të dorëzohet më si në 1944!

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka nënvizuar, pas takimit me kreun e shtetit Ilir Metën se Kushtetuta e Shqipërisë, që nga Presidenti e deri tek çdo qytetar, duhet të zbatohet dhe se “nuk ka alternativë tjetër, pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944!”

Në mesazhin e tij në Fb, Nishani shprehet:

“Sot pata një takim me Presidentin e Republikës, fokusuar tek situata e rëndë e agresionit të maxhorancës qeverisëse mbi Kushtetutën e vendit, Institucionin e Presidentit të Republikës dhe Gjykatën e re Kushtetuese që po krijohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë si kristali në lidhje me formimin e kësaj Gjykate superiore !

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9(nëntë) anëtar, 3(tre) zgjidhen nga Presidenti, 3(tre) zgjidhen nga Parlamenti dhe 3(tre) zgjidhen nga Gjykata e Lartë!

2- Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti, anëtari i dytë zgjidhet nga Parlamenti, anëtari i tretë zgjidhet nga Gjykata e Lartë e kështu rradha përsëritet deri tek anëtari i 9(nëntë).

3- Anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillon deryrën pasi betohet përpara Presidentit të Republikës.

Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë të cilën që nga Presidenti i Republikës e deri tek çdo qytetar duhet ta zbatojë, ta respektojë dhe ta mbrojë!

Në këtë rast nuk ka alternativë tjetër !

Nuk ka alternativë tjetër pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë Demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944″”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?