FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Padia ndaj VKM-së për Kopshtin Botanik

Gjykata Administrative ka shtyrë shqyrtimin e padisë së ngritur nga Universiteti i Tiranës ndaj vendimit të qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit.

Në pritje të zhvillimit të seancës së parashikuar për ditën e sotme, që është zhvendosur për në datën 20 tetor, stafi pedagogjik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FNSH) dhe studentë të UT-së ishin mbledhur para Gjykatës për të protestuar për rikthimin e pronësisë së hapësirës që ka kaluar nën administrimin e njësisë vendore të Tiranës.

Protestuesit shprehen të revoltuar ndaj vendimit të qeverisë duke theksuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe si e tillë nuk mund të merret në administrim nga Bashkia Tiranë. “Nuk do të lëshojmë që Kopshti botanik t’i kalojë bashkisë. Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin botanik bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një nga pedagogët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?