Përparim Spahiu: LSI do t’i shkojë deri në fund çështjes së statusit të minatorëve

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, një prej iniciatorëve të miratimit të statusit të minatorëve ishte sot në takimin e LSI me minatorët në Bluqizës, së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në fjalën e tij, Spahiu tha se ai si deputet ka premtuar gjatë fushatës miratimin e statusit dhe do të bëj çdo përpjekje me LSI për ta kaluar projektin në Kuvend. “Mirëdita të gjithëve, në fakt sot më dukesh pak më e lehtë takimi me ju sepse nuk vija si Rimi që kandidon në Bulqizë për të marrë mandatin në Bulqizë por vija si Rimi që i ka prezantuar qeverisë shqiptare, Parlamentit Shqiptar një draft për statusin e Minatorit.  Megjithatë emocioni dhe ndjenja është e njëjtë. Jam plotësisht i angazhuar që kësaj historie ti shkojmë deri në fund”,- tha Spahiu.

Ai tha se LSI dhe grupi i saj parlamentar do të bëjë çdo përpjekje në Kuvend dhe Komisionet Parlamentare për miratimin e ligjit. “Sepse parimisht të gjitha partitë politike prej njëzet e ca vitesh kanë qenë dakord që statusi i takon minatorit, por asgjë nuk është bërë deri më sot kështu që ky është momenti që ne të presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare, por edhe nëse qeveria nuk e jep një përgjigje të tillë pasi ka atë hallin e financave të saj, ne do mundohemi ti shkojmë deri në fund si në komisionin parlamentar ashtu dhe në diskutimin në Parlament që do bëhet për statusin e minatorit”,- tha Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI zhilloi një takim me minatorët në Bulqizë, ku daklaroi se për miratimin e statusit të tyre votat e LSI janë pro në çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Monika Kryemadhi: 19 vota e LSI janë pro statusit të minatorëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?