Petrit Vasili: Zgjedhjet e Qeverisë së Mafias kanë zero vlerë!

“Zgjedhje të shkatërruara dhe të kriminalizuara” – ky është konkluzioni që e thekson me forcë, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i cili sjell në vëmendje edhe konstatimet e organizmave ndërkombëtarë për 25 Prillin e Shqipërisë:

“Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE, – shkruan Vasili, – konstaton për zgjedhjet e 25 prillit se “partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative; se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem; akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.”

Ndaj Vasili gjykon: “Kjo është e vërteta! Qeveria nga garante u kthye në një bandite elektorale! Qeveria e inkriminuar bëri, që për shkak vetëm të saj, siguria e qytetarëve dhe siguria kombëtare të mos ekzistojnë më, sepse të dhënat personale janë tashmë në dorë të krimit dhe mafias dhe qindra mijëra qytetarë e biznese janë të ekspozuar ndaj çdo sulmi kriminal e mafioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është thellimi më kritik i krizës politike, shoqërore dhe ekonomike më të rëndë, ku është zhytur vendi si kurrë ndonjëherë. Zgjedhjet e qeverisë së mafias kanë zero vlerë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?