FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia: Pensionistët të mos dalin nga banesat as në oraret e lejuara

Të gjithë pensionistët në qytete apo zonat rurale nuk do të lejohen të dalin nga banesat edhe në oraret e lejuara të qarkullimit. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë “të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme të kryejnë furnizimin ditor për familjen.

Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronarët e këtyre subjekteve të marrin masa për të vendosur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?