FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti takon “tigrin” e qeverisë dhe kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sonte në mbrëmje ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin e  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Arben Ahmetaj quhet ndryshe edhe si “tigri” i qeverisë Rama.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës thuhet se kreu i shtetit ka diskutuar dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë”,– thuhet në njoftimin e Presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas “tigri” ka ikur dhe ka shkuar në zyrën e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?