FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon shqiptaren e parë që u ngjit në Everest

Presidenti, Ilir Meta është takuar me alpinisten shqiptare Uta Ibrahimi. Ibrahimi është e para grua shqiptare që është ngjitur në majën më të lartë në Botë .

“Sot me Uta Ibrahimin, shqiptaren e parë që u ngjit në Everest, majën më të lartë në botë”,- shkruan Presidenti, Ilir Meta.

Më 23 maj, shqiptarja nga Kosova Uta Ibahimi ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në majën më të lartë të botës, në Everest. Uta arriti në majën më të lartë të Himalajave, të quajtur si çatia e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, shqiptarja nga Kosova ka thyer një rekord të ri, duke bërë të mundur finalizimin e ekspeditës së saj prej 50 ditesh në Himalaje, madje duke mposhtur edhe motin e acartë që i mori jetën 4 alpinistëve nga Bota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra. Në mars të këtij viti, Uta Ibrahimi deklaroi në një intervistë se e cila ishte përgatitur për rreth 2 muaj për të përballuar ngjitjen në malin Everest.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?